Dy vëllezër u plagosën me armë zjarri mëngjesin e sotëm në tregun e Tapizës.
Vëllezërit e plagosur me inicialet Korab Ferhati 28 vjeç dhe Hasan Ferhati 41 vjeç janë banues në Tiranë, ndërsa policia zbardh edhe dinamikën e ngjarjes.
Sipas uniformave blu dy vëllezërit, me banim në Tiranë, kishin shkuar këtë mëngjes në Tregun e Tapizës, i njohur për tregtimin e gjësë së gjallë.
Aty janë sulmuar papritur nga 2 persona të maskuar dhe të armatosur që nuk janë identifikuar akoma nga policia. Ata qëlluan me armë zjarri mbi dy vëllezërit dhe ka ikur në drejtim të paditur.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet plagosja dyshohet si mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë konflikti të momentit.