Një ngjarje e rëndë u zbulua sot në Golem të Kavajës, aty ku një 29-vjecare është gjetur e vrarë në banesën e saj. Autor rezulton një 65-vjecar nga Lushnja, i cili ka vrarë veten.
Pak para se të bënte vetëvrasje lushnjari shkroi një letër dhe e la në tavolinën e banesës në Krutje të Lushnjës.
“Jonida ndodhet tek shtëpia e Ludit në Golem. Shtëpia ndodhet përballë pishinës së një hoteli. Hotel P… Banesa në katin e katërt, Jonida është nga Kryekuqi”
Letra mban datën 14 gusht dhe është firmosur nga viktima Sokrat Shani.
Mësohet se në banesën e saj ne Golem, ne katin e 4 është gjetur e mbytur shtetasja Jonida Camaku, 29 vjec. Sipas policisë, e reja është vrarë nga shtetasi Sokrat Shani, 65 vjeç, ndërkohë që ky i fundit, në kushtet e një depresioni të thellë ka vrarë veten në Krutje të Lushnjës me një pistoletë tip TT.
I moshuari e ka kryer krimin monstruoz me një litar. Vajza ishte studente dhe priste të nistë vitin akademik.