Rajon & Botë

Zarif: Vendimi i Trumpit, një dhuratë për ekstremistët

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Xhevad Zarif, ka kritikuar vendimin e Presidentit të SHBA-së i cili parashikon ndalimin e hyrjes së refugjatëve sirianë dhe qytetarëve të shtatë vendeve muslimane duke përfshirë këtu edhe Iranin.

Zarif në një deklaratë në rrjetet sociale ka thënë se “Pengimi i hyrjes së muslimanëve në SHBA nuk është gjë tjetër vetëm se një dhuratë për ekstremistët.”

Në vijim të deklaratës së tij Zarif shkruan: “Pengesa e hyrjes së muslimanëve në SHBA tregon që pretendimet e këtij vendi janë të pabaza. Normalisht që mes SHBA-së dhe Iranit ka disa debate, por pengesa që i është sjellë muslimanëve tregon edhe njëherë që pretendimet e SHBA-së së gjoja është mik me popullin iranian janë të pavërteta. Faktori ndërkombëtar ka nevojë për bashkëpunim dhe dialog.”

Vendimi i firmosur nga Trump nënkuptonte pengimin e hyrjes në SHBA të shtetasve të vendeve si Iraku, Irani, Siria, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni. Ndërsa pas hyrjes në fuqi të vendimit në aeroportin John F. Kennedy në New York, u ndaluan dy qytetarë irakianë. Nga ana tjetër Gjykata federale në SHBA vendosi pezullimin e përkohshëm të vendimit të Trump i cili parashikonte ndalimin e hyrjes së qytetarëve të 7 vendeve muslimane.