Aktuale

Zarfi në xhepin e të dhunuarit të LSI-së, Tusha: Zakoni i malësorit, filxhani i kafes nderohet

Pas publikimit të një video ku duket kandidati për deputet Viktor Tusha, duke futur një zarf në xhepin e Gjovalin Gjalit, kryeplakut të dhunuar në Lezhë, kjo video është shpërndarë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i vetëTushës, duke sqaruar se në Lezhë e kanë zakon, kur ka raste të tilla, filxhani i kafes nderohet, duke i lënë një shumë të caktuar në formë urimi për shërim të shpejtë.

”Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre.

Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, kundërpërgjigjet Tushaj.

Ngjarja në fjalë, ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku përfaqësuesi i LSI-së u dhunua nga persona ende të paidentifikuar. Ndërsa, për të vizituar ishte edhe vet ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta. /Gazeta Express/