ShowBiz

Zany Malik krahasohet me bretkosë dhe brokoli

Këngëtari i njohur Zayn Malik ka bërë një ndryshim në modelin e flokëve, i cili si duket nuk ju ka pëlqyer aq shumë fansave.

Pas postimit të fotografive të dukjes më të re të tij, me flokë të gjelbër dhe model të ri, ai ka marrë shumë reagime nga ndjekësit duke e krahasuar atë me bretkosë, brokoli, madje edhe me bimë, shkruan KosovaPress.

Ndryshimi i këngëtarit 24 vjeçar ka ardhur vetëm disa ditë pas lansimit të projektit të tij muzikor “Still Got Time”, që është bashkëpunim me PartyNextDoor.

Kjo është kënga më e re e realizuar pas bashkëpunimit të suksesshëm që e ka pasur me Taylor Swioft në këngën “I don’t wanna live Forever”, për filmin e njohur “ Fifty Shades Of Grey Darker”.