Zanfina përlot me dedikimin për nënën.
Vdekja e nënës së Adelina, Ema dhe Zanfina Ismailit, ka lënë boshllëk të madh në jetën e tyre, shkruan lajmi.net.
Me këtë datë, Mona e ndjerë do të festonte ditëlindjen e 61-të, andaj me këtë rast Zanfina i bëri dedikim prekës.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi të shkrepur dy vite para vdekjes së nënës dhe zgjodhi fjalë emocionuese për të.