Rajon & Botë

Zajbert: Nuk ka shenja se Ankara ka suspenduar marrëveshjen

Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Zajbert, deklaroi të premten se nuk ka kurrfarë shenjash se marrëveshja BE-Turqi, e nënshkruar vitin e kaluar për të parandaluar kalimin e migrantëve në Union, është suspenduar nga ana e Ankarasë.

Ai ka theksuar se numri i migrantëve, të cilët arrijnë në Greqi është shumë i vogël ditëve të fundit, transmeton Reuters.