Me vendimin për dëbimin e diplomatëve rusë, Presidenti Obama i ka poshtëruar Shtetet e Bashkuara dhe popullin e saj, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
“Këtë herë, shuplakën për Washington e dha vetë mikëpritësi, duke rritur në maksimum numrin e detyrave urgjente për administratën e ardhshme”, ka shkruar Zaharova në profilin e saj në Facebook, raporton Tass.
“Nesër do të pasojnë deklaratat zyrtare, kundërmasat, dhe shumë më tepër”, shtoi ajo.
Shtetet e Bashkuara në përgjigje të ndërhyrjes së pretenduar në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar një seri sanksionesh të rrepta ndaj Moskës, që përfshin dëbimin e 35 diplomatëve rusë dhe të mbylljes së dy objekteve./GazetaExpress/