Aktuale

Zaev: Vendimi i Ivanovit është grushtet

Menjëherë pas vendimit të Presidentit Gjorge Ivanov që të mos i jep mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ky i fundit e ka quajtur vendimin grushtet.

Zaev tha se ky vendim krijon krizë kushtetuese, duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit.

“Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheq këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin”, ka thënë Zaev dhe i ka bërë thirrje Ivanovit që sa më shpejtë ta tërheq vendimin dhe ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve./KosovaPress/