Aktuale

Zaev: Do të tentojmë që sa më shpejt të formojmë kabinetin qeveritar

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë të mërkurën se pas marrjes së mandatit obligohet që qeveria e re do të mundësojë që vendi të ecë përpara dhe të shndërrohet në një shtet me perspektiva evropiane për të gjithë qytetarët e vendit.

“Do të sigurojmë kushte për jetë kualitative për të gjithë qytetarët. Qytetarët janë të gatshëm të punojnë për të zgjidhur problemet. Një shoqëri për të gjithë është koncepti i ardhmes për Maqedonisë. Demokracia është proces e cila nënkupton vendosshmëri. Do të punoj me gjithë zemër”, tha Zaev, mandatar.

Ai tha se shpreson se me formimin e Qeverisë së re do të hiqet testimi ekstern, si një ndër premtimet kyçe të dhëna edhe gjatë fushatës zgjedhore.

“Do të punoj me të gjithë, Qeveria e re do të jetë e të gjithëve, do të krijojmë shtet të drejtë për të gjithë, fillojmë të ndërtojmë shoqëri me të drejta për të gjithë. Me mandatin do të nisim bisedimet për të formuar Qeverinë. Të mos presim ato 20 ditë, do të tentojmë që sa më shpejt të formojmë kabinetin qeveritar”, deklaroi mes tjerash Zaev.

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov gjatë aktit të ndarjes së mandatit për formimin me qeverisë së re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.