Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në orën 12:00 duhet të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë.
Këtë e konfirmuan nga Prokuroria e Marko Zvërlevskit. Zaev duhet të sigurojë informata rreth mënyrës së financimit të LSDM-së, por edhe për falsifikimin e mundshëm të të dhënave financiare të partisë.
Përveç Zaevit në bisedë është thirrur edhe sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski.
Ai në pyetje duhet të vijë të hënën ose të martën, javën e ardhshme. Para disa ditëve, Prokuroria njoftoi se ka hapur hetim kundër Zoran Zaevit në kohën kur ka qenë kryetar i Strumicës.