Aktuale

Zaev: Propozimi i ri i Aleancës për Shqiptarët ishte i papranueshëm

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev deklaroi se propozimet për vendet e zbazëta ministrore janë dërguar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe se propozimi i Aleancës për shqiptarët për vendin ministror të Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm.

Zaevi në emisionin “Noqno studio” në televizionin Telma, tha se askujt nga partnerët e koalicionit nuk i takon ministri sipas prioritetit dhe se Aleanca për shqiptarët e ka marrë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të Arben Taravarit.

Zaev vlerësoi se bëhet fjalë për situatë jo të këndshme, duke e marrë parasysh bashkëpunimin e plotë me Ziadin Selën dhe atë që Sela ka qenë bashkë me të më 27 prill, por se si kryeministër ka përgjegjësi më të madhe.

Për propozimin që për ministër të Shëndetësisë të emërohet Venko Filipçe, kryeministri Zaev vlerëson se bëhet fjalë për njeri i cili do t’i zbatojë reformat në shëndetësi.