Aktuale

Zaev pret të mandatohet për formimin e Qeverisë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot takoi veç e veç liderët e të gjitha partive politike parlamentare.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit u shpreh i bindur se do të marrin mandatin nga Presidenti Ivanov për formimin e Qeverisë. Zaev tha se Ivanov i ka kërkuar dëshmi për mbështetjen nga 61 deputetë.

Presidenti Ivanov ka takuar të fundit edhe liderin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Ish kryeministri maqedonas, pas takimit nuk është përgjigjur për media. Gruevski nuk arriti të formojë Qeverinë, pasi ish partneri qeveritar BDI, nuk ka pranuar edhe një koalicion tjetër më këtë subjekt politik.

Ivanov gjatë ditës ka takuar edhe liderët e partive shqiptare, Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami./KosovaPress/