Aktuale

Zaev: Pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar

Mandatari për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, Zoran Zaev, ka thënë të mërkurën pas marrjes së mandatit nga presidenti George Ivanov, se pengesat për ndarjen e mandatit janë tejkaluar.

Ai garancitë të cilat i dorëzoi me shkrim deri te presidenti  Ivanov, i bëri publike edhe për opinionin.

“Edhe njëherë dua të konstatoj para mbarë opinionit se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka dorëzuar letrën ndërkohë që unë ashtu siç kam premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov kanë dorëzuar deklaratë në formë të garancive të cilat sot do t’i ndaj edhe bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njëlloj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit”, ka thënë Zaev.

Në garancitë e dorëzuara me shkrim te presidenti Ivanov thuhet: Garantojmë karakterin unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë, garantojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale  të RM-së dhe garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore./Alsat M/