Aktuale

Zaev apelon te partitë shqiptare që të mos bashkëpunojnë me Gruevskin

Qytetarët e Maqedonisë votuan për jetë në Maqedon. Bashkuam Maqedoninë multietnike. Regjimi nuk guxon të formojë qeveri. Këto janë mesazhet e liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev nga pres-konferenca që momentalisht është duke u mbajtur në Shkup.

U apelojmë të gjitha partive që fituan mandate që të mos koalicionojnë me Gruevskin. Gruevski nuk guxon të formoj qeveri në Republikën e Maqedonisë, tha Zaevi.