E njohim si një këngëtar të zotin në punën që bënë, shkruan GazetaBlic.
E tash, Young Zerka që njihet për stilin e tij unik të të kënduarit dhe për zërin e tij të veçantë ka ndërruar pamjen e tij.
Nuk është se ai ka bërë ndërhyrje kirurgjike, por një ndryshim në stilin e flokëve. Jemi mësuar ta shohim me flokët e gjata kaçurrela, por më Zerka siç duket nuk i ka.
Ai ka publikuar dy fotografi në hapësirën e storejev ku shihet bashkë me një djalë tjetër i cili duket të jetë berberi i tij.
Kujtojmë që Zerka ka gati 3 muaj që kur ka publikuar këngën e tij të fundit, e cila është bashkëpunim i këngëtarit me Ronela Hajatin. Kjo këngë në YouTube deri më tani ka mbledhë mbi 4.8 milionë shikime.