“Lëvizja Vetëvendosje është një njeri”, ka thënë Visar Ymeri duke iu referuar kryetarit aktual dhe themeluesit të Lëvizjes, Albin Kurti.
Ymeri ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se në partinë të cilën e drejtoi deri pak kohë më parë, i gjithë funksionimi është fokusuar në një njeri, duke e bërë atë të ngjashme me partitë tjera
.Me këtë Ymeri nënkuptoi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për çka theksoi se nëse vazhdohet në këtë mënyrë, do të përfundojë në një praktikë të tillë.
“Nëse vazhdohet në këtë rrugë, unë po e shoh ketë përfundim dhe uroj të mos jetë ashtu. Politikëbërja në Kosovë ka nevojë të ketë qasje tjetër.
Ne do vazhdojmë të jemi grup parlamentar i cili nuk do veçohet në emra po në ide”, ka thënë ai.“Ka zëra në VV që do kundërshtojnë mirëpo hapësira po reduktohet”, shtoi ai.Ai e uroi Kurtin në drejtimin e parisë ndonëse, siç tha, nuk ka pasur ndonjë mundësi deri tash ta bëj këtë personalisht.