Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ngritjn e cështjeve të ndryshme, ku kryetari i Lëvizje Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke kujtuar 10 shkurtin e para dhjetë viteve kur është protestuar kundër planit të Ahtisarit, ka thënë se po këta politikanë para 10 viteve ia dhanë Serbisë disa komuna brenda Kosovës dhe e shuan FSK.
“Pazaret po vazhdojnë edhe sot, tash Serbia dëshiron që t’i bashkojë komunat me asociacionin, edhe sot flasim si ta formojmë ushtrinë tonë dhe për Mitrovicën, që po murosim me mure. Protestuesit u vranë nga policia që mbrohen nga Hashim Thaçi”, tha ai./KosovaPress/