Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po vazhdon të qeverisë me metoda sunduese. Kurse për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, tha se i kërcënoi me jetë aktivistët e Vetëvendosjes.
Ai e fillojë fjalimin në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të këtij subjekti, duke thënë se edhe pak ditë bëhen një vit që qeveria sundon me metoda sunduese.
Ymeri shtoi se sot aktivistët e Vetëvendosjes mbahen në burg me akuzën për terrorizëm dhe me asnjë dëshminë e provë por vetëm se janë aktivist të Vetëvendosjes.
“Premtonin se do të integrohen serbet e Kosovës, se do na njeh Serbia, se do të ketë liberalizim të vizave, do të pranohemi në BE. Asnjëra nuk u bë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, tha ai.
Sipas tij, për Vetëvendosjen pikësynim është mirëqenia e qytetarëve. Ai u ka bërë thirrje aktivistëve që ta forcojnë Republikën dhe ta luftojnë krimin.
Ymeri theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po kuptohet drejt dhe sot është subjkët politik që ka shumë gjasa të jetë subjekti i parë./kp