Aktuale

Ymeri tregon se çfarë do të ndodhë me 300 mijë eurot e Ekipit Negociator

Qeveria e Kosovës, pas themelimit të Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë, kishte ndarë 300 mijë euro buxhet.

Më 24 dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës, pas miratimit të projektligjit për dialogun, kishte ndarë buxhet plot 300 mijë euro, që do të shkonin për Ekipin Negociator, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese, gjatë ditës së sotme, këtë ekip e shpalli antikushtetues dhe anëtari i këtij ekipi nga radhët e PSD-së, Visar Ymeri, ka treguar se çfarë do të ndodhë me buxhetin e ndarë nga Qeveria e Kosovës.

“Fondet janë të ndara nga Qeveria e Kosovës. Delegacioni shpenzimet i ka pasur vetëm për kohën sa është formuar nga platforma. Në këtë drejtim e konsideroj se platforma është një udhërrëfyes mjaft i rëndësishëm për Kosovën. Ekipi e ka pasur një takim në Bruksel ku është takuar me Mogherinin. Buxheti është ndarë nga Qeveria për Delegacionin dhe menaxhohet nga Qeveria”, ka deklaruar Ymeri. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli