Aktuale

Ymeri i quan derra Mustafën, Thaçin e Veselin

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri  në një konferencë për media ka thënë se do të vazhdojnë të organizojnë protesta për kundërshtimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Ymeri i ka quajtur derra kryeministrin Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veselin.

“Këta te derra po dëshirojnë që Kosovën ta shndërrojnë në fermë të kafshëve”, ka thënë Ymeri.

Ai ka shtuar se një qeveri e përgjegjshme do të ndalej e të reflektonte karshi një kundërshtimi kaq të madh.

Ymeri po ashtu ka bërë të ditur se u ka bërë thirrje edhe dy liderëve të partive tjera opozitare Ramush Haradinajt nga AAK dhe Fatmir Limajt nga Nisma që të ulen dhe të bisedojnë për format  e kundërshtimit, mirëpo siç tha Ymeri nuk ka hasur në gatishmëri nga ana e tyre.