Ish-udhëheqësi i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, po konsideron se Albin Kurtit dhe Isa Mustafës po u mungon legjitimiteti kur po flasin për rezolutën dhe ekipin negociator të miratuar në Kuvend.
Ymeri ka thënë se dy liderët e opozitës kanë zgjedhur rrugën e vajtimit dhe ligjërimit absurd, përcjell lajmi.net.
LDK e VV dje dolën kundër rezolutës së PSD-së dhe ekipit negociator.