Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhjet për balotazh në Prishtinë.
Ai tha se qytetarët do të jenë ata që do të vendosin për të ardhmen e tyre në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës që sa më masovisisht të dalin në zgjedhje, duke rëndësinë e pushtetit lokal. Qytetarët të bëhen bashkë që komuna e Prishtinës të vazhdojë të mirëqeveriset dhe të rritet si një qytet i qytetarëve, hapësira për ta do të jetë e domosdoshme për një jetë më të mirë”, ka thënë Ymeri.
Ndryshe, Vetëvendosje në garën për kryetar komunash është në balotazh në Prishtinë, Podujevë, Prizren, Gjilan dhe Kaçanik./KosovaPress/