Aktuale

Ymeri: Asnjëri prej këtyre 6 aktivistëve nuk kanë qenë as afër institucioneve

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, tha se në këtë debat që është përqendruar mjaft qartë, kemi ndërhyrje të deputeteve tjerë dhe ministrave për rastet e tyre personale.

 

“Na thanë pse po paragjykoni, nuk është paragjykim fare, është fakt, se njësitet e policisë janë future dhunshëm në zyrat e LVV-së me rreth 1 mijë policë, është fakt se kanë përdorur plumba gome. Andaj, nuk janë paragjykime, janë fakte. Është fakte se janë arrestuar 6 aktivistë të LVV-së në 5 të mëngjesit, se gjoja kanë kryer një sulm terrorist, dhe nuk ka asnjë provë të vetme prokuroria që lidh këta 6 të rinj. Është po ashtu fakt se asnjëri prej këtyre 6 aktivistëve nuk kanë qenë as afër institucioneve kur janë sulmuar institucionet”, tha Ymeri.

Ai shtoi se është fakt se Astrit Dehari është mbajtur në burg pa asnjë argument, dhe askush nuk e di pse ka qenë në burg.

“U tha mirë nga Glauku, se kush e ka orkestruar këtë lidhje me sulmet ndaj institucioneve të Kosovës. U tha se aktivit të LVV-së kanë gjuajtur me vezë, kjo po i bie se Qeveria me polici po hakmerret ndaj LVV-së dhe akuzojnë për terrorizëm”, tha ai.

Ndaj fjalës së tij ka reaguar deputeti Zenun Pajaziti, duke iu përgjigjur deputetëve të LVV-së, i cili tha se nuk beson se ka një orkestrim për sulmet dhe nuk është i prirë me besuar për ndonjë sulm mbi institucionet e Kosovës, raporton KosovaPress.