ShowBiz

Yllka Kuqi shfaqë linjat perfekte

Këngëtarja nga Gjakova kohëve të fundit ka qenë në top qendrën e mediave rozë.

Kjo për faktin se asnjëherë nuk e kishim parë kaq të ekspozuar dhe transparente si gjatë kësaj kohe, andaj edhe ka bërë që mediat të flasin për të. Megjithatë, nuk mund të themi që nuk shquhet për fizikun e mrekullueshëm dhe mëse të formësuar.

Në projekte dhe mbrëmje muzikore është ndër më të kërkuarat në treg jo vetëm në Kosovë por anembanë trojeve shqiptare. Projeki i fundit që ka lansuar është ‘Dallaverxhi’, ndërsa ka paralajmëruar se së shpejti do vjen me një projekt të ri.