Kuriozitete

“Ylli i njerëzimit” Fluturon në gjithësi

Këtë muaj kompania private e fluturimeve ne gjithësi Rocket Lab e ka lansuar me sukses objektin e fluturues të cilin e ka emëruar Humanity Star (Ylli i Njerëzimit).
Sateliti me formë të një topi 65 sipërfaqësor është krijuar nga fibra karboni do të sillet rreth tokës për 9 muaj. Rreth tetorit, orbita e tij do të prishet dhe sateliti do të shpërbëhet derisa të zhduket në atmosferë.

Derisa të vijë koha e shkatërrimit “Ylli i njerëzimit” do të shkëlqejë aq shumë sa do të mund të shihet me sy të lirë. Dukshmëria e tij do të jetë më e lartë gjatë agimit dhe muzgut.

Qëllimi i kompanisë që e ka lansuar këtë objekt fluturues është t’a tërheqë vëmendjen për kosmosin. Krijuesi Peter Beck në wwb faqen e kompanisë ka shkruar “Pritni derisa Ylli I Njerëzimit të ndodhet mbi ju dhe ftoni të dashurit tuaj për t’a parë dhe reflektuar. Ju do të ndjeni lidhjen me 7 miliardë njerëzit tjerë në planet me të cilët e ndjekim këtë fluturim.”

Kompania në wwb faqen e saj ka një përgjues I cili tregon vendndodhjen e saktë të satelitit dhe kohën kur ai parashihet të arrij në një vend të caktuar http://www.thehumanitystar.com.

Ky lansim nuk ka mbetur pa u kritikuar nga astronom të ndryshëm të cilët përmes Twitter e kanë cilësuar si “vandalizëm”, “top diskoje”, “mbishkrim” e “mbeturinë në hapësirë”.