Aktuale

Ylli Hoxha zgjidhet kryetar i Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë

Në Qendrën e Vetëvendosjes në Prishtinë sot votuan rreth 900 anëtarë, të cilët zgjodhën Ylli Hoxhën për kryetar të kësaj qendre.

Sipas VV-së, demokracia e brendshme në Lëvizje është shembull për demokracinë në përgjithësi në vendin tonë.

“Jemi i vetmi subjekt ku secili anëtar ka të drejtë vote, jo vetëm për të zgjedhur drejtuesit e organizatës sonë, por edhe për të vendosur përmes referendumit të brendshëm, mbi çështjet dhe proceset e e rëndësishme në Lëvizje”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Në Prishtinë, gjatë këtij procesi zgjedhor u themeluan 22 pika nëpër lagjet e qytetit dhe fshatrat e komunës.

“Organizata jonë është forcuar më shumë se kurrë dhe është përgatitur për sfidat e reja”, thuhet tutje në njoftim.