Aktuale

Ylli Hoxha nuk arrin të bëhet as deputet

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosjes nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për fituar një ulëse në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse i ka marrë 5963 vota, Hoxha nuk do të jetë njëri nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për të qenë pjesë e Kuvendit, megjithëse partia së cilës i takon ai, i ka fituar 32 deputetë.

Ish-zëdhënësi i partisë reformiste, Ora, e ka arsyetuar dështimin e tij për t’u bërë deputet duke thënë se ka vend edhe për humbje të vogla.

“Epo, edhe në fitore të mëdha si kjo fitorja jonë me Zemër, ka vend për humbje te vogla. Nuk ia dola te jem në mesin e 32 deputetëve të Lëvizjes në Kuvend!

I falënderoj nga zemra 5963 votues që më besuan votën e tyre! Vazhdojmë”, ka shtuar Hoxha.

Ndryshe, KQZ sot i ka publikuar rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 11 qershorit. Kurse vetëm pas certifikimit të këtyre rezultateve koalicioni fitues mund të nisë bisedimet për ta formuar Qeverinë. /Express/