ShowBiz

Yjet shqiptare që i dhanë fund beqarisë këtë vit (Foto)

Jemi mësuar t’i shohim nëpër pozita të ndryshme dhe me punë të ndryshme VIP-at e estradës shqiptare ku edhe shpesh befasojnë me jetën personale të tyre duke u bërë pjesë e pandarë e shtypit rozë.

Më poshtë Sovrani.info ju sjell disa nga çiftet e estradës shqiptare që i’u kanë dhënë fund beqarisë së tyre duke organizuar dasma madhështore.

Milot Llaloshi

Miloti njihet si këngëtari cili jo gjithë kohën sjell muzikë për fansat e tij, ku këngët më të shpeshta i sjell në duet me motrën e tij, Edona Llalloshi.

Miloti kohëve të fundit i është përkshutuar punës në kompaninë EMF Creativ, duke lënë anash muzikën, shkruan sovrani.info.  Me 29 prill të këtij viti, Miloti i jep fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen nga Prishtina, Erxhina Ismajli.

Besart Halimi 

U bë i njohur në spektaklin e talenteve të rinj ‘Ethet e së premtës mbrëma’, dhe ky eshte Besart Halimi të cilën jemi mësuar ta shohim prej kohesh në skenën muzikore qysh me këngen e parë të tij që u dëgjua mjaft “Ëndrrat”. Besarti muajin e kaluar i ka dhënë fund beqarisë së tij duke u martuar me bukuoroshen Ilirjana Podrimaj.

Agon Abdullahu- Noga

Noga njihet si njëri ndër këngëtaret që prej shumë vitesh ka filluar të merret me fushën e muzikës, dhe njihet për talentin në fushën e BeatBox, ku në vitin 2009/2010 është zgjedhur si tenejxheri më i mirë në Evropë për BeatBox.

Noga ka një mori këngesh dhe albume. Dhe me 17 qershor Noga i ka dhënë fund beqarisë së tij duke u martuar me moderatorën nga Shqipëria, Kristela Gjoka.

Bubulina Krasniqi

Në fushën e muzikës Bubulina qëndroi shumë pak, vetëm duke e sjellur këngën “Numri 5”, dhe iku nga ky profesion për t’ia kushtuar kohën më të madhe profesionit të saj për diplomaci. Me 24 qershor Bubulina i jep fund beqarisë së saj duke u martuar me Pëllumb Kallaba.