ShowBiz

Yjet e Hollywoodit ndihmojnë të prekurit nga katastrofat natyrore

Marc Anthony dhe Jennifer Lopez kanë bërë të ditur se do të krijojnë një nismë humanitare We’re Once Voice, në të cilën do të përfshihen emrat më të mëdhenj të Hollywood-it.

Aleanca The Somos Una Voz do të punojë në mbledhjen e ushqimeve, barnave për personat e prekur nga katastrofat natyrore, transmeton KosovaPress.

Pjesë e kësaj nisme janë edhe Alejandro Fernandez, Alejandro Sanz, Alex Sensation, Camila, Chayanne, Daddy Yankee, dhe shumë yje tjera të muzikës dhe filmit.

Jennifer Lopez kohë më parë ka paralajmëruar se do të ndajë 1 milion dollarë në formë donacioni për të prekurit nga uragani në Porto Riko.

Daddy Yankee po ashtu ka bërë të ditur për CNN, se do të japë në formë donacioni 1 milion dollarë për rindërtimin e ishullit, që pësoi dëme të mëdha nga uragani.

“Kjo është një thirrje për të vepruar edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj më shumë se çdo herë”, ka thënë ai.

Fondet do të distribuohen përmes Kryqit të Kuq Amerikan dhe organizatave tjera, si Reach Out Worldwide, United Way dhe United for Puerto Rico.