ShowBiz

Yjet e estradës në koncert humanitar (Foto)

Një koncert humanitar ka bërë së bashku disa artistë të njohur të skenës muzikore.

Bëhet fjalë për bilbilin e Kosovës, Shyhrete Behluli, vajzën e saj Engjëllushen, reperin e njohur Gold AG si dhe humoristin e njohur Adnan Blakun, transmeton Gazeta Express.

Këtë e ka bëtë të ditur reperi Gold AG përmes një fotografie që ka postuar në profilin e tij në Instagram.

Goldi ka njoftuar se kanë qenë pjesëmarrës në koncertin humanitar që është mbajtur në Podujevë.

“Podujevë , 2 Korrik “Koncert Humanitar”, kishte shkruar Goldi.

Kjo gjë është vlerësuar edhe nga komentuesit e Goldit.