Kryeministri turk Binali Yildirim ka deklaruar se do të suspendohen të gjithë mësuesit që janë të lidhur me Partinë Popullore Kurde për të cilën shteti turk e konsideron organizatë terroriste.
Duke folur në qytetin Diarbakir i cili kohët e fundit ka qenë cak i disa sulmeve, Yildirim ka thënë se rreth 14 mijë mësues në këtë regjion në një farë mënyre janë të lidhur me terrorizëm.
“Hetimet do të vërtetojnë se sa janë të lidhur direkt me organizata terroriste dhe sa nga ta nuk janë” , ka shtuar kryeministri turk, transmeton Anadoli.





















