Rajon & Botë

Yıldırım: Referendumi kurd në Irak do të shkaktojë dëme

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım përsëriti sot thirrjet e Turqisë për të anuluar referendumin e pavarësisë në rajonin kurd në veri të Irakut.

“Ne si Turqi, i bëjmë apel miqësor Mesud Barzanit”, u tha ai gazetarëve në kryeqytetin e Turqisë, duke i kërkuar presidentit të qeverisë rajonale kurde Barzani të ndryshojë pozicionin e tij “të gabuar”.

Parlamenti kurd i Kurdistanit në Irak, kanë vendosur që më 25 shtator të mbahet referendumi për pavarësi./KosovaPress/