Aktuale

Yagcilar-Sardi pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe mbështetjen që ka dhënë Italia për shtetin e Kosovës.

Yagcilar informoi diplomatin italian për fushëveprimin e ministrisë, për reformat në administratën publike dhe modernizimin e saj.

Ministri Yagcilar dhe ambasadori italian u pajtuan për bashkëpunim në fushat të interesit të përbashkët, por edhe për shkëmbimin e përvojave me Ministrinë e Administratës Publike të Italisë.