Ministri e Administrimit të Pushtetit Lokal, Mahir Yagcilar, njëherësh kreu i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ka thënë se duhet pritur deri në nxjerrjen e raporteve para se të arrihet në qëndrime përfundimtare rreth çështjes së deportimit të gjashtë shtetasve turq.
“Çdo debat të zhvillohet duke u bazuar në fakte dhe argumente. Në çdo shtet shërbimi inteligjent është kyç dhe besimi nuk duhet të mungojnë”, ka thënë Yagcilar, transmeton Express.
Yagcilar nuk ka qenë i ashpër me gylenistët e deportuar e në fjalimin e tij as nuk i ka quajtur terroristë pjesëtarët e organizatës FETO.
“Në qoftë se qëndron ajo se u kanë 60 milionë euro evazion fiskal, atëherë AKI ka vepruar drejt. Të analizojmë të gjitha pastaj të vimë në përfundime”, ka shtuar ai.
Yagcilar ka thënë se duhet ruajtur raportet e mira me Turqinë dhe të kujtohet mbështetja që i është bërë Kosovës nga shteti turk.
“Duhet të mbajmë raporte të mira me Turqinë dhe ta falëndërojmë për përkrahjen e parezervë. Krahasimi i Presidentit me një lëvizje nuk është në rregull”, ka përfunduar ai.