Rajon & Botë

Xi dhe Merkel vizitojnë pandat në kopshtin zoologjik

Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në Berlin për të biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel, por edhe për të shikuar se si janë dy pandat e mëdha, të cilat Kina ia ka huazuar kopshtit zoologjik në Berlin, transmeton AP.

Liderët planifikojnë bisedime dhe drekë, pas të cilës do të vizitojnë kopshtin zoologjik për të parë pandat Meng dhe Jao King, të cilët kanë arritur më 24 qershor.