Aktuale

Xhymshiti: Policia përpiqet të manipulojë Babain tim (Video)

Gazetari Vedat Xhymshiti përmes një kumtese për media ka thënë se Policia e Kosovës në Gjilan, është përpjekur të manipulojë babain e tij. Xhymshiti thotë se nën presion psikologjik, policia e kanë detyruar babain e tij të nënshkruajë një dokument, përmbajtjene të cilit ai nuk e ka ditur.

Ja kumtesa e plotë e gazetarit Xhymshiti:

Pershendetje Kolege,

Sot, një grup policësh i stacionit policor të Gjilanit e kanë vizituar rezidencën e Babait tim dhe nën presion psikologjik, ata e kishin detyruar atë të nënshkruaj një dokument për përmbajtjen e të cilit Babai im nuk ishte i informuar. Babait tim pastaj i ishte dhënë një kopje e një dokumenti nga ana e policisë, duke pretenduar se ishte dokumenti që ai e kishte nënshkruar, por nënshkrimi i Babait tim nuk është gjetur në dokumentin kopje që policia ia ka dhënë Babait tim. Tutje, afati ligjor për ndonjë ankesë kundër vendimit të pretenduar në dokument ka skaduar 12 ditë më parë, derisa e drejta ime ligjore për të paraqitur ndonjë ankesë kundër vendimit është vjetëruar pasi një veprim i tillë ligjor mund të merret brenda një afati 15 ditë pune. Babai im pastaj është përpjekur që ta kthej dokumentin në stacionin e policisë dhe ka kërkuar tërheqjen e nënshkrimit të tij, por një zyrtar policor, rreshterja Luljeta Bajraliu e ka manipuluar përsëri Babain time, duke e gënjyer atë se “Kam biseduar me djalin tënd, dhe ai tha se gjithçka është në rregull nuk ka nevojë për të kthyer dokumentin.” Babai im më pas u kthye në shtëpi dhe më tha se çfarë i kishte thënë zyrtarja policore. Ky është një veprim i egër arbitrarisht manipulues dhe si i tillë i qëllimshëm e i papranueshëm dhe në të vërtetë edhe një dëshmi për të tërhequr vëmendjen e organeve të ndjekjes për të zbarkuar në vendin e ngjarjes dhe të hetojë dyshimet e ngritura disa vjet më parë.

Ju lutem ta botoni kete veprim, deklarata ime e plote eshte e bashkelidhur ne attachment.

Ky është një material dokumentues: https://youtu.be/wff1CDkTOj4 i cili paraqet vrasjen në tentativë të paramenduar, e cila vepër është kryer nga një polic i Kosovës, i identifikuar dhe shpallur fajtor, por i cili vazhdon të punoj si zyrtar policor. Por, ka një problem, Gjykata e Kamenicës dhe Gjykata e Apelit në Kosovë, kanë vlerësuar se ka qenë një incident i paqëllimshëm, i cili me sa duket në video pamjet, pretendimet e gjykatave dhe vetë dorasit, nuk janë të vërteta.