Nga një modele e panjohur për publikun, këtë vit emri i saj u bë ndër më të komentuarit në mediet rozë.
Bëhet fjalë për aktoren e njohur Arta Nitaj, e cila famën e saj e arriti nga roli i saj si “Xhesika” në serialin komik “O sa mirë”, transmeton Gazeta Express.
Që nga paraqitja e saj e parë, Arta arriti të bëjë për vetë shumë fansa.
Ndonëse më pak për rolin e saj, ajo fillimisht u komentua për linjat e saj seksi. Më pas e gjithë vëmendja për Artën ishte fokusuar në jetën e saj private.
Së fundmi Arta ishte tejet e përfolur për shkak të lidhjes së saj me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria, por kjo lidhje nuk zgjati shumë dhe ata u ndanë.
Megjithatë, Arta po vazhdon të merret me karrierën e saj si aktore dhe vazhdon të jetë e lumtur edhe single.
Pak më parë aktorja seksi përmes llogarisë së saj në Instastory bëri të ditur se po udhëton drejt Gjermanisë.