Xhensila Myrtezaj është ndër artistet më të dashura për publikun.
Për këngëtaren sot është një ditë shumë e veçantë, kjo ngase ajo feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.
Pas urimit përplot dashuri që pranoi nga bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, Xhensila u befasua në mënyrën më të mirë këtë mëngjes.
Besi i kishte dekoruar shtëpinë përplot balona dhe petale lulesh, ku dominonte ngjyra pink, befasi kjo e cila e emocionoi tejmase këngëtaren.
Xhensila sot ka mbushur plot 25 vjet jetë dhe gëzon një karrierë të suksesshme në muzikë. /Lajmi.net/