Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku kanë vizituar së bashku me “Fundjavë ndryshe” një familje në nevojë për t’i ndihmuar sado pak.
Megjithatë fotot e publikuara nga Xhensila nuk janë pritur mirë nga disa ndjekës të saj, të cilët e kanë kritikuar që i ka bërë publike vepra të tilla bamirësie. Kaq ka mjaftuar dhe këngëtarja ka shkruar një status të gjatë në të cilin i kritikon komentuesit.
“Per te gjithe moralistet qe rrine pas cel apo pc qe edhe te lulja nuk shohin bukurine por gjembat, prej tyre ne si cift nuk kemi publikur rastet tona pasi vertet bamiresia eshte per syte e Zotit, por nese nuk solidarizohesh edhe ti, nese zemra jote nuk sheh pikllim ne syte e familjeve te tilla, te pakten mos shkruani qe e bejne per tu dukur keta.
Do doja shum qe edhe ju te benit dicka. Sa do e vogel te jet,”-përfundon këngëtarja në rrjete sociale./Gazeta Express/