Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Studençan, ku ka thënë se projekti mbi 2 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të futbollit në këtë fshat, po përkrahet nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
“Ëndrra e vendasve të fshatit Studençan për stadiumin e futbollit po bëhet realitet nga #forcaendryshimit që sjell investime të mëdha për Suharekën. Projekti mbi 2 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të futbollit në fshatin Studençan po përkrahet nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj. Ne u zotuam para tyre që brenda vitit 2018 do të fillojë ndërtimi i stadiumit të futbollit, me përmasa të UEFA-s dhe FIFA-s. Gjithashtu, do të bëhet një rishikim dhe rivitalizim për fushën sportive në Samadrexhë. Besoni në PDK se është e gatshme për ndryshime! #VOTOPDK94✔”, ka shkruar Xhemajli në Facebook.