Aktuale

Xhemajlaj: Kam pritur që do të fitoj pa balotazh

Kandidati i partisë Nisma për Kosovën Isa Xhemajlaj pas rezultateve të para e konsideron shkuarjën në balotazh si sukses të PDK-së.

Xhemajalaj ka shpresuar se PDK ishte dashur të jetë me ulët se balotazhi ndërsa shprehu pakënaqësinë për këtë rezultat të tij pasi që ka shpresuar se do të fitojë pa balotazh,

 

“Sigurisht unë nuk jam i kënaqur me balotazhin, kam pritur që do të fitojë pa balotazh … Jam i sigurt që në balotazh do të shkojmë. Mund të them se rreth 60 përqind e qytetarëve të Drenasit kanë  votuar për ndryshim mirëpo ndërhyrja e Qeverisë gjatë kësaj jave ndërhyrjet  që janë bërë sot të deputetëve nëpër qendra të vendvotimit, pastaj presion i jashtëzakonshëm i të gjitëh të punësuarve ka bërë që unë të mbes në balotazh me PDK”, tha Xhemajlaj.

Kandidati i Nismës pati kritika edhe për mospastrimin e listave dhe disa parregullsi gjatë këtyre zgjedhjeve.

Xhemajlaj e konsideroi pjesëmarrjen e votuesve si të mirë.

Sipas rezultateve preliminare të votave të numëruara deri më tani kryeson kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci, i pasuar nga kandidati i Nismës Isa Xhemajlaj./KosovaPress/