Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për MSA-në, kishte përplasje verbale mes anëtarëve të pozitës dhe opozitës
Kjo meqë opozita ka insistuar se kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti, është zgjedhur me direktiva të kryetarit të Kryesisë, Kadri Veseli, por jo me miratimin e anëtarëve.
Për këtë arsye opozita ka kërkuar që të ndiqen procedurat lidhur me këtë çështje dhe për këtë arsye ata e kanë lëshuar mbledhjen e këtij Komisioni qysh në fillim.
Për më shumë, shikoni pamjet që ua sjell “Zeri.info”, nga kjo përplasje e ashpër mes deputetes së “Vetëvendosjes”, Donika Kadajt dhe Xhavit Halitit. /Zeri.info