Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, Xhavit Drenori, i cili garon për deputet nën listën e Vetëvendosjes, ka treguar se si erdhi deri në vendimin për të qenë pjesë e saj.
Ai ka treguar se cila palë kishte iniciuar këtë bashkëpunim, duke bërë të ditur se Albin Kurti , kandidati i VV’së për kryeministër ishte zyrtari i kësaj partie me të cilin kishte biseduar.
Drenori ka folur për marrëveshjet mes tij e Kurtit, duke treguar nëse ky i fundit i kishte kërkuar përshtatje me partinë.
Kandidati për deputet ka treguar përshtypjet e tij për të nominuarin e VV’së për kryeministër dhe nëse ai do të ketë përkrahje në Drenas.