Gjatë debatit televiziv në TV Dukagjini, Bardhyl Meta nga Lidhja Demokratik e Kosovës ka thënë se Zoti Haradinaj do të dështojë në çështjen e demarkacionit.
Kurse Halil Matoshi i aderuar në AAK, u ka thënë përfaqësuesve të LDK-së, se qeveria e ka mashtruar publikun në lidhje me matjet e vijës kufitare, me kompani private dhe policë gjermanë.
Arbana Xharra, po ashtu e sapo aderuar në PDK, thotë se Biden i ka kërkuar Isa Mustafës që ta kalojë demarkacionin, dhe sipas saj, Isa Mustafa paradite i ka thënë i kam numrat, pasdite jo. Ajo tha se demarkacioni duhet të kalojë.
Kurse për çështjen e liberalizimit të vizave, ajo tha se nuk pret që brenda tre muajve të bëhet liberalizimi i vizave.
Ajo po ashtu tha se vendit i duhet një qeveri dhe kryeministër i fortë, që nuk do të jetë indiferent ndaj Serbisë dhe Vuçiqit, për shkak të rritjes së ndikimit rus në rajon dhe armatosjes së Serbisë nga Rusia.