Aktuale

Xhandarmëria serbe arrestoi dy shqiptarë në Llaushë të Podujevës

Xhandarmëria serbe mbramë ka arrestue dy persona në fshatin Llaushë të Podujevës, konkretisht në brezin kufitar në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky informacion asht konfirmue nga zadhanësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me datë 31.01.2018, rreth orës 18.45 në fshatin Llaushë të Podujevës, në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka ndodhë arrestimi i dy personave. Informacioni i pranuar nga Policia e Kosoves ka të bëjë fillimisht me arrestimin e një personi, e më pastaj edhe arrestimin e personit të dytë (m/sh/k) nga autoritet policore serbe”, tha ai.

Kelani me pas tha se autoritet policore serbe personave të arrestuem u janë konfiskue edhe traktorët e tyne.

“Sipas informacioneve të deritanishme personave të arrestuar iu janë konfiskuar edhe mjetet/traktorët e tyre. Policia e Kosovës është duke e trajtuar këtë informacion/rast përmes kanaleve zyrtare”, thuhet në përgjigjen e tij.