Rajon & Botë

Xhamia sulmohet me bombë dhe armë ndërkohë që besimtarët po luteshin, 30 të vdekur

Një shpërthim në një xhami në qytetin afgan të Heratit ka vrarë rreth 30 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Shpërthimi, i cili goditi xhaminë Jawadia, ndodhi ndërkohë që besimtarët po mbanin lutjet e mbrëmjes rreth orës 20:00 .

Zyrtarët thanë se kishte të paktën dy sulmues , një kamikaz dhe një tjetër që shtiu drejt besimtarëve me breshëri armësh.

Një zëdhënës i guvernatorit lokal deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ai tha se të paktën 29 persona u vranë dhe 64 të tjerë u plagosën.
Të dy sulmuesit janë vrarë njoftoi një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Përfaqësuesi i guvernatorit tha se kamikazi hapi zjarr brenda xhamisë para se të shpërthente eksplozivët.

Reuters njoftoi se u hodhën granata.