ShowBiz

Xhaka me orë dhe unazë që kushtojnë aq sa një banesë në Kosovë

Futbollisti shqiptar i Arsenalit Granit Xhaka duket se është mjaft i dhënë pas pamjes dhe shpenzimet e tij janë mjaft të mëdha.

Sipas faqes WhatTheywEaring, Xhaka mban në dorë një orë të firmës Rolex- çmimi i përafërt i së cilës është 30 mijë euro, transmeton Gazeta Metro.

Ndërsa unaza 18 karatëshe e firmës Bulgari kap vlerën e rreth 10 mijë eurove, saktësisht 9 mijë e 250 sosh.
Me një vlerë prej prej afër 40 mijë eurosh që kushtojnë këta dy aksesorë të Xhakës, mund të blihet një banesë në Kosovë, nëse jo në ndonjë pjesë qendrore të kryeqytetit, atëherë ne periferi të Prishtinës apo në ndonjë qytet tjetër të vendit. /gazetametro.net