Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim te Watfordi.
Djelmoshat e Arsene Wenger kanë shijuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur në udhëtim Watfordin e Walter Mazzarrit.
Granit Xhaka ka qenë i pranishëm në fushë gjatë gjithë takimit, ku ka marrë vlerësime pozitive për paraqitjen e sotme, transmeton Telegrafi.
Me të përfunduar takimi, Xhaka ka takuar bashkëlojtarin te përfaqësuesja zvicerane, i cili luan për Watfordin, Valon Behramin.
Teksa Xhaka shihet se ngushëllon me duar Behramin, nuk dihet nëse kanë biseduar për ftesën e Zvicrës kundër Portugalisë, e cila bëri bujë të madhe në Kosovë.