Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar çelësi i kabinetit edhe përkundër kundërshtimit nga ana e ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanoiski.
Shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur edhe procedurën e publikimit të emërimit të tij në gazetën zyrtare për të rrumbullakësuar procesin e zyrtarizimit të tij për kryetar të Kuvendit. Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot paradite ka realizuar takim euro-ambasadorin Samuel Zhbogar.
Gjatë takimit, ambasadori Zhbogar edhe njëherë i ka uruar zgjedhjen për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se ky Kuvend dhe republika e Maqedonisë do të vazhdojnë me procesin për integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike. Derisa kreu i ri i Kuvendit Talat Xhaferi ka theksuar se me marrjen e funksionit do të angazhohet për përforcimin e proceseve demokratike dhe arritjen e parimeve të një demokracie parlamentare në funksion të kuvendit si institucion ligjvënës.
Gjatë takimit me Zhbogar, Xhaferi ka theksuar se pret formimin e shpejtë të qeverisë së re dhe më pas të gjithë të punojnë në të mire të qytetarëve të RM-së, a kjo nënkupton anëtarësimin në NATO dhe BE.